Vidhen kapakët e pusetave në Hoçë të Qytetit

Vjedhësit e kapakëve të pusetave nuk e kanë kursyer as rrugën Prizren Zhur, konkretisht tek rethrrotullimi për në Hoçë të Qytetit.

Ne ishim në vendngjarje, dhe ua sjellim këto pamje në këtë pjesë të rrugës, në të cilen mund të shikoni se mungojnë kapakët e pusetave dhe informohenqytetarët që të kenë kujdes gjatë lëvizjes së tyre, sepse thellësia e pusetave është e madhe.

Në Prizren, dhe jo vetëm, çdo ditë e më shumë po mungojnë kapakët e pusetave, të cilët po përfundojnë në deponi të ndryshme për grumbullimin e hekurit. Vjedhja e hekurit, në veçanti kapakëve të pusetave, siç duket është shndërruar në dukuri./tvprizreni.com/

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit