0.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Vila e Sabit Gecit në Prevallë, pa leje

Prevalle-vilat pa lejeRreth 30 pronarë, të cilët kanë ndërtuar vila pa leje dhe kanë tejkaluar punimet në fshatin turistik të Prevallës, të hënën do ta marrin njoftimin për rrënim. Një nga to do të jetë edhe ajo e Sabit Gecit, i kanë thënë KTV-së burime nga ministria.

Geci, pos që ka ndërtuar pa leje, ka uzurpuar edhe pronën shoqërore. Afër marrjes së vendimit për rrënim është taskforca e ministrit Gashi, për çfarë po punon intensivisht. Derisa shumë shpejt pritet që edhe për zyrtarët e tjerë të lartë, që kanë vila atje me tejkalime, të merret vendimi për rrënimin. Pas marrjes së vendimit, pronarët do të kenë afat 15 ditë për të intervenuar në rregullimin apo edhe rrënimin e vilave pa leje, në të kundërtën ekskavatori i kësaj ministrie do të intervenojë.

Udhëheqësi i Taskforcës për Prevallën, Kreshnik Berisha ka bërë të ditur se të dy operatorët telefonikë, “Ipko” dhe “Vala”, tashmë i kanë hequr antenat e tyre pa leje në Prevallë.

Njoftimi i ministrit Gashi, i cili iu bën thirrje pronarëve që t’i rregullojnë vilat e tyre me tejkalime, tashmë ka më shumë se dy javë që është vendosur nëpër mure të vilave pa leje.

Më Shumë

Restaurohet plotësisht Shtëpia e Familjes Bërlajolli në Prizren

Një pjesë e çmuar e historisë së qytetit është rikthyer në funksion. QRTK në Prizren ka njoftuar se punimet restauruese në “Shtëpinë e Familjes...

Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian

Prizreni ka marrë sot zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në një ceremoni të mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel. Vlerësimi vjen pas një...

Lajmet e Fundit