13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Viti 1888, kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez

Nga Aurenc Bebja

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin « Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire », botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

Ja kënga në vijim:

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,
Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë !
Të mprehim kosat, të mprehim shpatat !
Të shporrim armikun nga këto toka !
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë
Atdheut të heronjve !

Me kosë të vrasim këtë grabitës,
Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona !
Oh !  Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë
Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona !
Që secili…(Refren)

Nëse bisha çel kthetrat e saj,
Iliri me grusht e shtrin për tokë ;
Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,
Iliri, këmbëzbathur, e shkel.
Që secili…(Refren)

Kur era e veriut, e tërbuar,
Copëton lisin e vjetër,
Zemra shtendoset në gjoksin tonë !
Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur !
Që secili…(Refren)

Kur dridhen skajet e botës,
Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,
Dhe kur toka hap barkun e saj,
Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.
Që secili…(Refren)

Iliri, të huajin e sulmon me thikë,
Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij !
Kurrë frika nuk ia ul kokën,
Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë !
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve 
 https://www.darsiani.com/la-gazette/viti-1888-kenga-e-rralle-luftarake-ilire-ne-librin-francez/

Më Shumë

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

Lajmet e Fundit