6.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Viti i sfidës

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, bashkë me pesë drejtorët e tij, në vitin 2013-të është ballafaquar me aktakuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Prokuroria e EULEX-it.

Edhe pse gjatë tërë kohës së fushatës zgjedhore të 3 nëntorit, ishte i detyruar të shkonte në Gjykatën Themelore të Prizrenit, besimi i votuesve nuk ishte luhatur për Ramadan Mujën. Për të tretën herë radhazi, ata e votuan Mujën për të udhëhequr Komunën e Prizrenit. Për të fituar edhe një mandat, Mujës i patën ardhur në ndihmë Qeveria e Kosovës, bashkë me dy kryeministrin e Turqisë, Taip Erdogan dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Në fund të shkurtit të 2013-s Prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij,me dyshimet se ata kanë shpërdoruar detyrat apo autorizimet zyrtare gjatë vendimmarrjes për ndarjen e tokës komunale,moszbatimin e një aktgjykimi të Gjykatës Supreme dhe ndalimin e gjeodezistëve për të dhënë ekspertizë në gjykatë.

Gjykimi i Ramadan Mujës ka nisur me 25 mars dhe do të vazhdojë në muajt e parë të 2014-s. Gjykata Themelore në Prizren,në fund të janarit ose në fillim të shkurtit do të jep verdiktin përfundimtar për kryetarin Muja dhe pesë drejtorët e tij.

Përkundër aktakuzës së ngritur nga EULEX-i dhe skandaleve të tjera në urbanizëm,arsim,shëndetësi dhe dikastereve të tjera, Ramadan Muja i PDK-së,ka arritur të fitojë garën zgjedhore përballë kandidatit të LDK-së, Eqrem Kryeziut. Nëse do t’i shpëtojë ndonjë dënimi nga gjyqtarët e EULEX-it, Muja edhe për katër vitet e ardhshme do të jetë kryetar i Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Malishevë: Një burrë u dërgua pa shenja jete në emergjencë

Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Malishevë. Raportohet se një burrë u dërgua pa shenja jete në qendrën emergjente nga familjarët. Siç...

Malisheva thjeshton shërbimet komunale: Vendimi i ri hyn në fuqi më 1 janar 2025

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me koordinatorët Hafir Rexhaj dhe Arsim Morina, sot takuan ekipin e performancës komunale dhe zyrtarë...

Lajmet e Fundit