Vitia: 104 specializantë fillojnë shkollimin në institucionet publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ka filluar shkollimin specialistik për 104 specializantë të rinj në institucionet publike shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se ka përfunduar konkursi i tretë me radhë për shkollim specialistik.

Po fillon shkollimi specialistik për 104 specializantë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Tashmë ka përfunduar konkursi i tretë me radhë për shkollim specialistik, i cili organizohet mbi tri kriteret bazë: kuadrit deficitar, kapacitetet mentoriale dhe infrastrukturore. Po instalohet rregull, transparencë dhe stabilizim i resurseve profesionale.” – ka shkruar Vitia.

Ai tutje ka thënë se në lidhje me këtë konkurs për herë të parë janë vendosur kritere dhe rregulla të reja.

Konkursi për shkollim specialistik në institucionet private shëndetësore vazhdon të jetë i hapur. Për këtë konkurs, për herë të parë kemi vendosur kritere dhe rregulla të reja duke u bazuar në përgatitjet individuale dhe kualifikimet e kandidatëve. Këto ndryshime synojnë të sigurojnë një proces më cilësor dhe transparent, duke vendosur kritere sikur në institucionet publike ashtu edhe në ato private. Vazhdojmë me pregatitjet për konkursin e ardhshmëm.” – ka thënë Vitia.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit