20.7 C
Prizren
E premte, 29 Gusht, 2025

Vitia konfirmon lehtësimin e masave, ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e lëvizjes.

Ai ka thënë se nga e enjte qytetarët do të lëvizin nga 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 pa kufizime.

Vitia ka thënë se deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina.

“Nga data 28 maj orari i lëvizjes së qytetarëve do të ndryshojë, do të largohen masat që i kemi pasur deri më tani, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes qytetarët do të lëvizin pa kufizime. Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina”, ka thënë Vitia.

Ai tha se deri tani kanë bërë 13 mijë teste, dhe se do të vazhdohet testimet çdo ditë, se rreziku nga virusi nuk ka kaluar.

Më Shumë

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë takon drejtorët e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor

Drejtoria për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, e udhëhequr nga Sabit Berisha me bashkëpunëtorët Enver Mazreku dhe Remzi Buçaj, ka mbajtur sot...

Gjithçka gati në Prizren: Liria pret Tefik Çangën

FC Liria është gati për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi, ku do të përballet me KF Tefik Çangën në stadiumin “Përparim...

Lajmet e Fundit