Restaurohet plotësisht Shtëpia e Familjes Bërlajolli në Prizren

Një pjesë e çmuar e historisë së qytetit është rikthyer në funksion. QRTK në Prizren ka njoftuar se punimet restauruese në “Shtëpinë e Familjes Bërlajolli” kanë përfunduar me sukses.

“Përfunduan me sukses punimet restauruese në ‘Shtëpinë e Familjes Bërlajolli’ në Prizren. Ky aset i trashëgimisë kulturore, i dëmtuar nga koha dhe kushte të jashtme, ka kaluar përmes ndërhyrjeve emergjente dhe restaurimit të plotë, të menaxhuar nga QRTK Prizren dhe me financim të Ministrisë së Kulturës”, njofton institucionit, raporton PrizrenPress.

Pas pranimit teknik, objekti i është dorëzuar pronarëve/shfrytëzuesve, të cilët do të kujdesen për mirëmbajtjen e tij sipas përgjegjësive ligjore.

“Falë punës së ekipit profesional, shtëpia është rikthyer në funksion dhe mbetet një pjesë e çmuar e historisë së qyteti,”, shton QRTK në Prizren.

Institucioni thekson gjithashtu: “QRTK Prizren vazhdon të angazhohet për ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore, me qëllim që monumentet tona të mbeten të gjalla për brezat e ardhshëm”./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Shtëpia e Familjes Bërlajolli tashmë është një shembull i kujdesit për trashëgiminë kulturore dhe dëshmi e përkushtimit për ruajtjen e identitetit historik të Prizrenit.

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Lajmet e Fundit