Vizat e ‘përjetshme’!

Liberalizimi i vizave me BE-në nuk pritet të ndodhë as këtë vit, pavarësisht se gati një dekadë liderët politikë në vend premtojnë heqjen e tyre.

Bashkimi Evropian insiston se pa kalimin e Demarkacionit në Kuvend nuk hiqen vizat për kosovarët, derisa opozita kërcënon se me rikthimin e Marrëveshjes për Kufirin rikthehet edhe gazi lotsjellës. Në anën tjetër, kosovarët do të vazhdojnë të mbesin populli i vetëm i izoluar në Evropë edhe gjatë vitit 2017.

Qytetarët e Kosovës nuk pritet të lëvizin lirshëm në zonën Shchengen as gjatë këtij viti. Liberalizimi i vizave, i premtuar tash e 6 vjet, ka mbetur peng i Marrëveshjes së Demarkacionit, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita kosovare për afro dy vjet. E njëjta situatë po vazhdon edhe sot. Derisa në Qeveri thonë se janë duke e shqyrtuar riprocedimin e Marrëveshjes në Kuvend për një kohë të përshtatshme, opozita kosovare nuk ka lëvizur nga pozicionet e saj. /Zeri

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit