Vizat nuk na rrezikohen

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, si dhe paralajmërimi i disa shteteve tjera se do të veprojnë njëjtë, nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës e as në procesin integrues. Sipas Qeverisë së Kosovës dhe ekspertëve të integrimit, liberalizimi do të ndodhë pas plotësimit të kritereve të mbetura.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, meqë kjo nuk do të ndikojë aspak në procesin e liberalizimit të vizave e as në proceset tjera integruese.

Kështu thonë profesorët e integrimeve evropiane, duke thënë se vetëm frika nga emigrantët mund ta penalizojë Kosovën nga liberalizimi i vizave edhe për qytetarët e saj. As përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës nuk shohin rrezik që dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe paralajmërimi i disa shteteve të tjera se do ta bëjnë të njëjtën gjë do të stopojë procesin integrues që ka nisur Kosova.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se ende është herët të flitet për pasojat që do të ketë dalja e Britanisë nga BE-ja, por, siç tha ai, nuk do të ndalen proceset integruese e as liberalizimi i vizave. /Zeri/

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit