14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Vihet në pikëpyetje mbajtja e seancës

Kuvendi i Kosoves 7Pavarësisht zotimit të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës që vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet me 8 dhjetor, kjo tashmë nuk është e sigurt. Mirëpo, në LDK janë të vendosur që të mos pranojnë të marrin pjesë në seancë në rast se nuk arrihet marrëveshje për postin e kryeministrit me PDK, post ky që LDK po pretendon ta ketë në katër vitet e ardhshme.

Mbajtja e seancës konstituive, ndonëse ishte zotuar të mbahej më 8 dhjetor nga lideri i PDK-së Hashim Thaçi dhe i LDK-së Isa Mustafa, është duke u vënë në pikëpyetje. Mirëpo pavarësisht kësaj, një gjë është e sigurt, LDK nuk do të pranojë të marrë pjesë në seancë në rast se nuk arrihet marrëveshje për postin e kryeministrit me PDK-në, post ky që LDK po pretendon ta ketë në katër vitet e ardhshme.

Kështu të paktën ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. Ai ka thënë se puna e kryeministrit tashmë është e kryer dhe se kjo pozitë i takon LDK-së.

“Pa marrëveshje s’ka seancë. Edhe puna e kryeministrit është e kryer. Në kuptimin e detajeve po në kuptimin e përgjegjësive kryesore ne jemi marrë vesh”, ka thënë Haziri për televizionin Rrokum. Në anën tjetër zyrtar të PDK kanë qenë të rezervuar gjatë tërë ditës për të dhënë deklarata për mbajtjen apo mos mbajtjen e seancës së paralajmëruar për 8 dhjetor.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi i pyetur nga Tribuna se a do të ketë seancë apo jo më 8 dhjetor, ai ka thënë se pret që do të mbahet, edhe pse është lutur që të kontaktohet kryesuesja e kësaj seance Flora Brovina. “Ju lutem pyete znj. Brovina, por unë pres që të mbahet”, ka thënë shkurt Kuçi.

Ndërkaq gazeta dy ditë radhazi ka provuar të vihet në kontakt me Flora Brovinen, e cila nuk ka hapur asnjëherë telefonin për të konfirmuar matjen apo jo të seancës. /Tribuna/.

Previous article
Next article

Më Shumë

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Lajmet e Fundit