7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Vjen dorëheqja e parë e Lirisë

Për shkak të pakënaqësisë anëtari i kryesisë së KF Liria Salajdin Fanaj ka dhënë dorëheqje nga kryesia e KF Liria.

Në letrën e dorëheqjes që ia ka dorëzuar kryesisë ai shkruan:

Unë Salajdin Fanaj , anëtar i kryesise së KF “Liria”, nga sot më 28.09.2018, jap dorëheqje të pakthyeshme, nga kjo pozitë.

Arsyetim :

Ka kohë që bëjë kërkesa lidhur me përmirësimin e gjendjes në Klubin “Liria”, sepse po shihet ecuria e keqe në klub! Mirëpo kërkesat po hidhen poshtë, pa ndonjë arsyetim…

Kryetari informatat i mban për vete, dhe neve na mban të izoluar, me gjasë ato i ndanë me disa eprorë të tij, që i ka jashtë klubit…

Mbahen mbledhjet, e aty as nuk mbahet procesëverbal, as nuk dihet rendi i ditës, as nuk ka ndonjë vendim me arsyetim.

Duke e parë këtë gjendje të keqe, e të cilën unë nuk po mundem me e ndryshue për arsyen që Kryetari i klubit, është i ngurtë dhe s’pranon ide të reja e përparimtare,

unë jam kyçur që të bëhen reforma në klub, ato s’po ndodhin…

Këto janë disa arsye , e ka edhe shumë të tjera që do i përmendi në një rast tjetër,

Andaj nga sot unë nuk jam pjesë e këtij dështimi, që origjinën e ka nga e kaluara, e që papërgjegjësia, dhe paaftësia e Kryetarit të Klubit nuk po jep shenja për reforma!

Me respekt,

Salajdin Fanaj

Më Shumë

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të...

Lajmet e Fundit