10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vjosa Osmani zgjedhet presidente e Kosovës

Vjosa Osmani, gruaja që njihet për qëndrime të prera, armiqësi politike dhe shumë përplasje, është zgjedhur për ta mbajtur detyrën që i kërkon krejt diçka tjetër. Prej sot, Vjosa Osmani është presidente e Kosovës, e prej saj pritet të ketë rol unifikues në mesin e skenës së përçarë politike.

Politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur presidente.

Vjosa Osmani u zgjodh me mbi 61 vota pro saj.

Rugovistja, që ne zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me listë të Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh presidente në rundin e tretë, pasi nuk arriti t’i sigurojë votat në dy rundet e para. Në votim morën pjesë edhe shumica e deputetëve të ish-partisë së saj, LDK-së.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit u mbajt edhe të shtunën, por dështoi në rundin e parë, pasi nuk ishin 80 vota në kuti.

Osmani, që ka qenë deputete e zyrtare e lartë e LDK-së, ndërsa na legjislaturën e kaluar ka mbajtur pozitën e kryeparlamentares. E, edhe ushtruese e detyrës së presidentit, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë për krime lufte, nga Prokuroria në Hagë.

Ajo njihet si opozitare e përhershme e ish-presidentit Thaçi, në çdo pozitë që ajo ka mbajtur.

Viteve të fundit ka pasur shumë përplasje me udhëheqjen e LDK-së, për shkak të qëndrimeve ndryshe prej partisë.

Në vitin 2019, ajo ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, por humbi zgjedhjet e kryeministër u bë Albin Kurti, si fitues i tyre. /Express/

Vjosa Osmani dështon të zgjidhet president edhe në raundin e dytë

Numërimi për votimin e presidentit në raundin e dytë në seancën e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar, teksa ka dështuar të zgjedhet president edhe kësaj radhe kandidatja për postin e të parit të vendit, Vjosa Osmani.

Me vota 67 pro, dhe 11 vota të pavlefshme, Osmani nuk ka arritur të zgjidhet president i vendit, shkruan Gazeta Express.

Nasuf Bejta, ndërkaq është votuar nga 4 deputetë në Kuvend.

Komsioni konstatoi se në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, teksa si rezultat i kësaj pjesëmarrjeje, është siguruar edhe raundi i tretë i votimit.

Vjosa Osmani ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë për t’u bërë presidente, pasi pjesëmarrës në votim sipas komisionit ishin 81 deputetë

Por, ajo nuk është zgjedhur presidente e vendit në raundin e parë pasi deri më tani janë të pakën 9-të vota të pavlefshme.

Në raundin e parë, 69 depuetë votuan për Osmanin, 12 vota të pavlefshme dhe për Nasuf Bejtën asnjë vote

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit