7.1 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra e konsullit edhe djalin e zyrtarit të PDK-së

Në mesin e të shkarkuarve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zëvendësministrit nga radhët e PDK-së, Isni Kilajt.

Kilaj ishte emëruar nga ish-presidenti Thaçi në gradën më të lartë konsullore në Lubjanë.Blendi Kilaj ishte propozuar për konsull nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në shtator të vitit 2019.

Siç mëson KALLXO.com, të saposhkarkuarit tjerë janë Flakron Shala – Pragë, Lindon Kqira – Shkup dhe Halim Krasniqi – Tiranë.Ky vendim i Osmanit erdhi pasi të martën u raportua se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së Haxhi Shala u emërua konsull në Pragë të Çekisë.Kurse për Halim Krasniqin ishte raportuar se ishte riemëruar kundërligjshëm konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë.

Vendimi për tërheqjen e tij ishte marrë më 30 mars 2020 nga ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca. Por që, ish- presidenti Thaçi ka refuzuar ta dekretojë tërheqjen gjatë kohës së Konjufcës, por edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisë.Krasniqi ishte i përfshirë me akuza për sulm fizik ndaj një zyrtare e Konsullatës.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike...

Lajmet e Fundit