Votimi me kusht për ata që s’mund të votojnë në vendvotimet e tyre

Zgjedhje-kosove-logoKomisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, u ka ofruar mundësinë të gjithë qytetarëve që për arsye të ndryshme nuk mund të votojnë në Vendvotimet e tyre, të votojnë me kusht.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Blic se secila qendër e votimit e ka edhe një vendvotim të dyfishtë, ku mund të realizohet votimi me kusht.

“Votimi me kusht është mundësi ligjore. Do të thotë, këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë qytetarët me të drejtë vote që për arsye të ndryshme nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre. Çdo qendër votimi ka një vendvotim të dyfishtë ku mund të realizohet edhe votimi me kusht”, ka thënë Elezi.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Lajmet e Fundit