Voziti në kahje të kundërt të autostradës “Ibrahim Rugova”, zbulohet dhe dënohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një qytetar që ka vozitur automjetin e tij në kahjen e kundërt të drejtimit të lëvizjes, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

“Policia e Kosovës pas publikimit të informacionit se në autostradën Prishtinë – Prizren një veturë ecë në kahjen e kundërt të drejtimit të lëvizjes dhe rrezikon edhe pjesmarrësit e tjerë në komunikacion, merr veprime dhe shqipton gjobë ndaj vozitësit të kësaj veture”, ka bërë të ditur PK, nëpërmjet një njoftimi.

“Me datë 22.06.2020 në media është shfaqur një video-incizim në të cilin shihej teksa një automjet ishte duke qarkulluar në kahjen e kundërt të drejtimit të lëvizjes në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”. Pas publikimit të këtij informacioni, Policia e Kosovës ka marrë menjëherë veprimet e nevojshme për identifikimin e veturës si dhe të kundërvajtësit lidhur me rastin”, njofton Policia.

“Pas hetimeve intensive, është identifikuar koha e lëvizjes së veturës së cekur më lartë, si dhe përmes targave të saj është gjetur dhe pronari i veturës i cili është kontaktuar përmes telefonit dhe me datë 26.06.2020 i njëjti është paraqitur në Njësinë për Kontrollimin e Autostradave në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili lidhur me rastin është intervistuar dhe të njëjtit i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje”, ka bërë të ditur PK’ja

Më Shumë

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Lajmet e Fundit