19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, i akuzuari deklarohet i pafajshëm

 I akuzuari për vrasje të rëndë, Besim Maloku, është deklaruar i pafajshëm, derisa i akuzuari për armëmbajtje pa leje, Blerim Maloku, e ka pranuar fajësinë.

Deklarimin e tyre, dy të akuzuarit e kanë bërë në shqyrtimin fillestar të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Ata akuzohen se më 9 mars të këtij viti, kanë privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, në fshatin Plloqicë të Malishevës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit të rastit, Agron Matjani, i akuzuari Besim Maloku nuk ka pranuar fajësinë lidhur me veprën me të cilën akuzohet, ndërsa i akuzuari tjetër Blerim Maloku ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën e ngarkon Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Gjatë shqyrtimit të mbajtur këtë të hënë, avokatja e të akuzuarit Blerim Maloku, Feride Xani i ka kërkuar gjykatës që ta ndërpres masën e paraburgimit ndaj klientit të saj, meqenëse ajo ka thënë se janë plotësuar kushtet për një gjë të tillë.

Gjykatësi i rastit Gëzim Pozhegu, ka aprovuar propozimin e mbrojtëses së të akuzuarit Blerim Maloku, avokates Feride Xani, që ndaj tij të ndërpritet masa e paraburgimit.

Ndërsa, për të akuzuarin Blerim Maloku, që e ka pranuar fajësinë, gjykatësi Pozhegu ka thënë se do të vendos jashtë seancës, derisa për të akuzuarin Besim Maloku, e ka caktuar shqyrtimin e dytë në afat prej 30 ditësh, ku e udhëzoi të akuzuarin dhe të mbrojturin e tij, avokatin Naim Rudari, që brenda afatit ligjor të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me aktakuzën dhe provat.

Shqyrtimi i dytë është caktuar të mbahet më 18 janar 2019, në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së ngritur me 30 nëntor 2018, i akuzuari Besim Maloku, akuzohet se më 9 mars 2018, rreth orës 01:00 në fshatin Plloqicë të Malishevës me dashje ka privuar nga jeta vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku.

Ai akuzohej se gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Gjemajl dhe Afrim Maloku, në atë mënyrë që i akuzuari Besim Maloku së bashku me vëllain e tij Blerim Maloku, kanë hyrë në shtëpinë e viktimave për të vjedhur, ku Besim Maloku ka pasur me vete pushkë automatike “AK-47”, të kalibrit 7.62 x 39mm.

Sipas aktakuzës, tani të ndjerët Shani dhe Bahri Maloku, kanë qenë duke luajtur me letra së bashku edhe me Hysni, Afrim dhe Uliks Maloku.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Alban Maloku është nisur në shtëpinë e viktimave dhe kur ka hyrë në oborr të shtëpisë ka vërejtur të akuzuarit dhe i njëjti ka bërtitur dhe në atë moment kanë dal të gjithë personat që ishin duke luajtur me letra dhe kanë vrapuar për të zënë të akuzuarit dhe në rrugën e lagjes duke ikur i akuzuari Besim ka shtënë me pushkë automatike në drejtim të vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku dhe të njëjtit i ka privuar nga jeta dhe pastaj së bashku me të akuzuarin Blerim kanë ikur nga vendi ngjarjes.

Me këtë veprim i akuzuari Besim Maloku akuzohet se ka kryer veprat penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179 par.1 nënpar.1.5, 1.6 dhe 1.11 të KPRK-së dhe “mbajtje në posedim të paautorizuar të armës” nga neni 374 par.1 i KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari Blerim Maloku akuzohet për veprën penale të mbajtjes në posedim të paautorizuar të armës nga neni 374 par.1 i KPRK-së.

Më Shumë

Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit