Vrasja e policit në Zhur, një muaj paraburgim ndaj mikut të Iran Badallajt

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me inicialet A.G. nga fshati Brezne, Komuna e Dragashit.

Kjo për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 12.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 13.03.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse dyshimin e bazuar e mbështesim në atë se i pandehuri me iniciale A.G. dyshohet se i ka kryer tri vepra penale në bashkëkryerje të cilat janë të natyrë së rëndë dhe që kanë rezultuar edhe me humbjen e jetës së një zyrtari policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe lëndimin e rëndë edhe të dy zyrtarëve tjerë policor përfshirë edhe një qytetarë, si për shkak të dënueshmërisë së lartë që i kanoset të pandehurit nëse shpallet fajtor për këto vepra penale, gjykata gjeti se sipas kësaj baze ligjore duhet të caktohet paraburgimi nga arsyet e lartcekura”.

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Trupa amerikane “Magnificat” mahnit publikun prizrenas me baletin “Stratagem”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren u mbush mbrëmë me art dhe emocione nga performanca e trupës profesionale të baletit “Magnificat” nga Shtetet e Bashkuara...

Lajmet e Fundit