7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Vrau arbitërin dhe të dashurën e tij, arrestohet 21 vjeçari

Ditë më parë qyteti i Leçes u gdhi me një ngjarje të pazakontë.

Gjyqtari i futbollit, Daniele De Santis, së bashku me të dashurën e tij Eleonora Manta, 30 vjeç u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre.

Dhe ditën e djeshme është arritur të kapët autori i kësaj vrasjeje dhe është Antonio De Marco, 21 vjeç, student në degën e infermierisë.

‘Ai ndoqi mësimet normalisht, madje dhe në këto ditë dhe askush nuk do ta kishte menduar kurrrë se ai mund të kishte bërë një veprim të tillë.

“Një person që bën një gjë të tillë … me çfarë guximi, ne jemi pa fjalë’.

‘ Normaliteti me të cilin ai bëri jetën e tij pasi vrau dy njerëz më ka shokuar. Ai erdhi në spital, në kontakt me të sëmurët, është absurde ’ janë disa nnga opinionet e shprehur nga disa shokë të klasës të të Antonio De Marco.

Por ajo që ësthë ende e paqartë është motivi i vrasjes.

Antonio De Marco jetoi me çiftin deri në gusht të këtij viti.

Sipas policisë italiane ai kishte shkruar gjithçka për mënyrën se si do e kryente vrasjen.

Qëllimi i tij ishte t’i lidhte ata me kabëll, t’i torturonte, t’i vriste si përfundim, të pastronte gjithçka, duke lënë vetëm një shkrim të madh në mur.

Në çantën e shpinës ai kishte me vete tretësit që i duheshin për të rregulluar apartament ku kishte jetuar dhe në të cilin ai mbolli farën e parë të këtij veprimi të egër dhe të tmerrshëm, i cili tronditi një vend të tërë.

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit