11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vrau me thikë gruan e tij brenda në makinë/ Kush është 51-vjeçari, detaje nga krimi i rëndë në Fushë-Krujë

Artan Ismalaja, 51-vjeçar, dyshohet se vrau me thikë gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe.

Krimi i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Bubq të Fushë-Krujës brenda një automjeti tip “Ford”, ku 51-vjeçari dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten.

Artan Ismalaja

Në kushtet e rëndesës psikologjike pas aktit të kryer, 51-vjeçari tentoi vetëvrasjen me thikë. Ai është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Panorama, përcjell Gazeta Sinjali.

Çifti ishin prindër të dy djemve, më i madhi 22 vjeç dhe i vogli 16 vjeç. Artan Ismalaja është me profesion kameraman dhe ka një biznes pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet.

Dëshmia e rojës

Roja nuk e dinte se 51-vjeçari Artan Ismalaja kishte qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij.  “U afrova për t’i larguar” mësohet të jetë shprehur ai, raporton News24.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”, është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen, janë të paqarta motivet që e shtynë burrin të vrasë gruan. Çifti mësohet se ishin prindër të dy fëmijëve dhe jetonin në Tiranë prej vitesh, ku kishin edhe një biznes.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip ‘Ford’ në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.”

“Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit