6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Vritet shefi i policisë në Paris

Një person i dyshuar për lidhje me të ashtuquajturin Shteti Islamik vrau me thikë një shef policie në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit në Paris, para se ai vetë të vritej nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë brenda shtëpisë.

Agresori ka qëlluar me thikë 9 herë 42-vjeçarin Jean-Baptiste Salvaing duke ia marrë jetën.
Ngjarja makabre ndodhi në Magnanville, rreth 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit francez, ndërsa viktimë e këtij sulmi ishte edhe bashkëshortja e shefit të policisë.

Agresori mori peng gruan dhe djalin 3-vjeçar të shefit të policisë duke qëndruar për 3 orë brenda në shtëpi. Policia arriti të shpëtojë djalin, por jo edhe gruan.

Dëshmitarët thanë se agresori kishte bërtitur “Allahu akbar” (Zoti është i madh) para se të vriste shefin e policisë, i cili në atë moment nuk ishte në detyrë dhe për rrjedhojë nuk kishte veshur uniformën.

Agjencia e lajmeve e njërit prej grupeve të lidhura me Shtetin Islamik, Amaq, njoftoi se ishin pikërisht ata përgjegjës për këtë sulm.

Presidenti francez, Francois Hollande, pritet të mbajë një takim të jashtëzakonshëm në pallatin Elysse për të diskutuar për këtë ngjarje, në një kohë kur në vendin e tij po zhvillohet një kompeticion i rëndësishëm si Europianl

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Spektakli i basketbollit mbarëshqiptar zbarkon në Prizren, nis beteja për trofeun e Ligës Unike

Sot dhe nesër qyteti i bukur i Prizrenit do të jetë mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave, ku katër skuadrat më...

Lajmet e Fundit