36.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Vuçiç pas bisedës me Putnin: Kemi rënë dakord për një çmim të lirë për gazin, presim presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se ka pasur një bisedë shumë të mirë telefonike me homologun e tij nga Rusia, Vladimir Putin, me të cilin është pajtuar për një çmim jashtëzakonisht të favorshëm të gazit për Serbinë, derisa ka treguar se Putini e ka njoftuar se një marrëveshje paqeje për Ukrainën është në tryezë, po ashtu ka shtuar se pret presion nga Perëndimi për ta njohur Kosovën, raporton N1.

“Dhe ajo që mund t’ju them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesor që janë shumë të favorshëm për Serbinë. Ne ramë dakord të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare, që është elementi i parë i kontratës dhe mendoj se i shkon shumë përshtat palës serbe. Një element tjetër i rëndësishëm është se formula që ne përdorim do të mbetet e njëjtë formula e naftës, kështu që çmimi do të jetë shumë i favorshëm për vendin tonë”, tha Vuçiç para gazetarëve.

Ai shtoi se menjëherë pas bisedës me Putinin i ka dërguar një letër drejtorit të Gazprom, Alexei Miller, “që të flasim për sasi nesër, pasnesër”.

“Nëse mund ta them këtë dhe nëse e kuptojmë të gjithë këtë nga marrëveshja me Putinin, do të kemi një dimër të sigurt për furnizimin me gaz”, theksoi Vuçiç, duke theksuar se çmimi i gazit që ka rënë dakord me presidentin rus është trefish më i ulët.

Vuçiç theksoi gjithashtu se i ka përcjellë presidentit Putin qëndrimin e Serbisë se ne dëshirojmë që paqja të vendoset sa më shpejt në Ukrainë.

“Ai më tha se ka një marrëveshje të ofruar, një kontratë me të cilën ata janë njohur, e cila është në tryezë në Moskë, Kiev dhe qendra të tjera të Perëndimit”.

Ai shtoi se kishte dëgjuar disa elemente të marrëveshjes, por se Serbia është një vend i vogël për t’i zgjidhur ato probleme dhe se “vetëm shpreson se do të vendoset paqja”.

I pyetur nëse pret që presioni ndaj Serbisë të rritet pas bisedimeve me presidentin Putin, kreu i shtetit serb ka deklaruar se Serbia jeton çdo ditë me presion dhe se nevoja e të tjerëve për të udhëhequr politikën e Serbisë është e pabesueshme, duke shtuar se “këto presione do të vazhdojnë dhe do të vlejnë në radhë të parë për Kosovën”.

“Këto presione janë abuzim me gjithçka dhe do të kenë të bëjnë në radhë të parë për Kosovën, që të mos e lëmë zgjidhjen e Kosovës si precedent. Serbia do të detyrohet të arrijë marrëveshje me Kosovën, mbi të gjitha të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse kjo do të ishte një zgjidhje për të gjithë dhe sepse ajo do të forconte pozicionin e Perëndimit ndaj Rusisë”, potencoi ai.

Më Shumë

Dua Lipa bën joga në plazhet e Shqipërisë

Ylli botëror Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Shqipëri. Dua së fundi publikoi disa foto në Instagram ku shfaqej në poza me bikini dhe në...

Kurti kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët në Bruksel me sekretarin e NATO-s, ka kërkuar anëtarësimin e vendit tonë në këtë...

Lajmet e Fundit