Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec, me anë të një postimi në Facebook, ka sulmuar PDK-në, konkretisht kryetarin Idriz Vehapi.
Kjo Lëvizje ka thënë mes tjerash se “Një nga njerëzit më të besueshëm të Vehapit, nipi i tij, drejtori i Financave këto katër vjet, Lulzim Sylejmani, vite më parë kishte ofenduar rëndë qytetarët e Rahovecit, në veçanti nënat rahoveciane në rrjetin social Facebook”.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Vetëvendosjes:
“Kryetari Vehapi dallohet për emërimet e tij familjare, të cilat i kanë sjellë atij më së shumti skandale.
Një nga njerëzit më të besueshëm të tij, nipi i tij, drejtori i Financave këto katër vjet, Lulzim Sylejmani, vite më parë kishte ofenduar rëndë qytetarët e Rahovecit, në veçanti nënat rahoveciane në rrjetin social Facebook.
Ai asnjëherë nuk është distancuar nga këto fyerje, dhe kryetari Vehapi e ka mbajtur në këtë pozitë nipin e tij i cili ka fyer të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit.
Lëvizja Vetëvendosje – qendra Rahovec, rikujton kryetarin aktual se ky është një nga skandalet e shumta.
Ne në Lëvizjen Vetëvendosje jemi shumë të bashkuar. Anëtarët e fshatit ashtu dhe të qytetit janë të bashkuar pa dallim, dhe #MeZemër së bashku kundër këtyre fyerjeve dhe të gjitha të këqijave tjera që kjo qeverisje ashtu sikurse ajo e kaluara i kanë sjellë komunës së Rahovecit.
Bashkë, fshat dhe qytet, do t’ju largojmë më 22 tetor nga pushteti.”