9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

VV: Kjo Qeveri është e Prishtinës dhe Beogradit

AlbinKurti1205Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar sërish koalicionin qeverisës PDK-LDK duke thënë se të korruptuarit u bënë bashkë me Listën Serbe, përkatësisht me Beogradin.

Lideri i VV-së, Albin Kurti tha se kjo qeveri do ta bëjë federalizmin e Kosovës, duke pranuar kushtet e Listës Serbe, meqë vetëm pas marrëveshjes që nënshkruan Thaçi e Mustafa me Listën u bë qeveria.

“Qeverisë së formuar dje, pra më 9 dhjetor, i parapriu marrëveshja e krerëve të PDK-së e LDK-së me kreun e Listës serbe. Prandaj, kjo qeveri është qeveri e përbashkët e Prishtinës me Beogradin. Kushteve të VETËVENDOSJE!-s për të mirën e Kosovës dhe për një kurs të ri të shtetit Isa Mustafa, ju rezistoi plot tre muaj deri me datën 10 shtator 2014. Kushtet e Listës Serbe, përkatësisht të Beogradit, Mustafa e Thaçi i pranuan brenda natës”, tha Kurti.

Sipas tij, të djathtit në Kosovë u bashkuan për t’iu nënshtruar të djathtëve shovinistë e anti-shqiptarë në Serbi. “Të djathtit që thanë se u bashkuan natyrshëm, njësoj, pra natyrshëm, po ju nënshtrohen të djathtëve më të fuqishëm në Serbi, tamam sikurse në natyrë ku fuqia është ligji. Nga këta të djathtë që u bashkuan në Kosovë mund të presim vetëm ndarje të mëtutjeshme të Kosovës e varfërim të mëtutjeshëm të popullit të saj. Atyre qysh në fillim më shumë po ua sheh hairin Beogradi se sa Kosova”, u shpreh Kurti.

Ai tha do të vazhdojë të insistojë për krijimin e një komisioni për hetimin e SHIK-ut.

Visar Ymeri ka përsëritur disa pyetje për Isa Mustafën të cilat ia kanë bërë edhe në Kuvendin e Kosovës. Ai e ka pyetur Mustafën se a do ta ndryshoj buxhetin e hartuar nga Qeveria e Hashim Thaçit apo do ta zbatojë atë, etj.

Më Shumë

Gjykata Supreme ia rrëzon ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, nga subjekti politik Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP),...

Trajneri i Malishevës jep dorëheqje

Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkani, kryetrajneri i Malisheva, Qatip Osmani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para kryesisë së klubit. Sipas komunikatës së klubit,...

Lajmet e Fundit