3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

VV: Kthimi i Speciales në Kuvend, shkelje e demokracisë

Lëvizja Vetëvendosje!, pas takimit të sotëm të PDK-së, ku u diskutua për Gjykatën Speciale, ka vlerësuar se çdo tendencë e Qeverisë për rikthimin e kësaj gjykate është shkelje e papranueshme e parimit bazë të demokracisë.

VV-ja përmes një deklarate për media ka përsëritur se vendimi i Kuvendit të Kosovës për refuzimin e amendamenteve kushtetuese për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Nenin 162) është legjitim, fuqiplotë dhe i pandryshueshëm.

Vetëvendosje! në komunikatën e saj thotë se cilado tendencë e Ekzekutivit për ta riproceduar dhe rivotuar këtë amendament është shkelje e papranueshme e parimit bazë të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve.

Kjo pasi sipas VV-së, e rrezikon pakthyeshmërisht integritetin institucional të vendit dhe fuqinë e vendimeve të organit më të lartë legjislativ në vend, Kuvendit si dhe paraqet shkelje të votës së lirë të deputetëve.

“Kundërshtimi i themelimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar përmes këtij Amendamenti kushtetues është i drejtë, legjitim dhe në mbrojtje të drejtësisë universale dhe sovranitetit të Republikës e integritetit institucional të saj. Një mbrojtje e tillë e integritetit institucional dhe parimeve universale karshi drejtësisë selektive është detyrë e secilit deputet pavarësisht subjektit që i përket a qëndrimit të tyre politik karshi çështjes. Aq më tepër bëhet e rëndësishme në këtë kohë të shpërfilljes flagrante që Ekzekutivi po ia bën autonomisë së Legjislativit dhe vendimeve të tij”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Lajmet e Fundit