29.2 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

VV: MMPH-ja dhe Prokuroria t’i zgjerojnë hetimet!

PrevallaaaLëvizja Vetëvendosje! në Prizren, e ka vlerësuar të drejtë vendimin e MMPH-së për ngritjen e padisë të tre inspektorëve të Komunës së Prizrenit. “Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë zyrtarëve që nuk përfillin dhe nuk zbatojnë ligjin e konsideron si veprim të drejtë”, thuhet në një komunikatë të VV-së në Prizren.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka ngritur dje kallëzim penal ndaj tre inspektorëve të Komunës së Prizrenit: Nexhat Musliu, Enver Bytyçi dhe Bashkim Krasniqi me arsyetimin se “kanë bërë shkelje të rëndë të ligjeve në fuqi në Kosovë”, duke mos respektuar vendimin e Ministrit të MMPH, Dardan Gashi për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në fshatin turistik të Prevallës dhe lejimit të degradimit të mëtejmë të Parkut Sharr.

Vetëvendosje! ndërkaq vlerëson se shkatërrimi i fshatit turistik i Prevallës, degradimi i parkut “Sharri”, degradimi i zonës historike të Prizrenit, mbindërtimet dhe ndërtimet pa leje në përgjithësi, nuk mund të jenë vetëm si pasojë e neglizhencës së disa inspektorëve.

“Në këtë rast, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke reduktuar përgjegjësisë për shkatërrimin e vazhdueshëm urbanistik dhe natyror të komunës së Prizrenin vetëm në disa individ, më tepër se sa se zbatim të ligjit, bënë përpjekje për shfajësimin e zyrtarëve të lartë të Komunës përfshirë këtu personalisht edhe kryetarin Ramadan Muja. Faji për këtë shkatërrim është sistemor dhe vjen nga pushteti, andaj hetimet dhe marrja e masave ligjore duhet të bëhet në nivel të zyrtarëve të lartë komunal”.

Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren,i bënë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe organeve të drejtësisë që hetimet t’i thellojnë dhe zgjerojnë në të gjitha nivelet relevante të Komunës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjoni Palokaj drejt titullit në OKTAGON MMA — Lufta kryesore në Hannover më 13 shtator

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse (MMA), Gjoni Palokaj, është gati të shkruajë kapitullin e radhës në karrierën e tij premtuese. Me një rekord...

Suhareka dhe Oda e Arkitektëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim urban

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK). Ky memorandum ka për qëllim...

Lajmet e Fundit