5.6 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

VV në Malishevë me kallëzim penal ndaj Kastratit të LDK-së

VV ne malisheve 1Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë kallëzim penal ndaj kryetarit të degës së LDK-së në Malishevë dhe njëherësh kryesuesit të grupit të asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, Januz Kastrati, i cili me qëllim të përfitimit të paligjshëm të pozitës së zëvendësdrejtorit të Qendrës së Kompetencës në Malishevë, sipas VV-së, ka bërë një sërë shkeljesh të rënda penale.

Sipas Vetëvendosjes, Kastrati ka bërë fshehje të informacioneve të kërkuara me konkurs për të mos qenë nën hetime, mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve të gjykatës që dëshmojnë mosndjekjen penale dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë.

“Januz Kastrati, i zgjedhur në pozitën e zëvendësdrejtorit të Qendres së Kompetencës ka të ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim të detyrës zyrtare’ në kohën kur mbante pozitën e zëvendës Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë. Gjë të cilën e ka shprehur dhe konfirmuar edhe vetë z. Kastrati si brenda në mbledhjet e Kuvendit Komunal, ashtu edhe në media”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Megjithkëtë, sipas LVV-së, Kastrati gjatë procesit të konkurrimit dhe të përzgjedhjes ka fshehur informacionet, mashtruar, si dhe ka ndikuar në falsifikim të dëshmisë së Gjykatës për të dëshmuar rrejshëm se nuk është nën hetime, me qëllim të përfitimit të kësaj pozite.

“Të gjitha këto veprime të paligjshme janë bërë në dijeni të Kryetarit të Komunës dhe të Drejtorit të Arsimit të Komunës së Malishevës. Me qëllim të përmbushjes të pazareve politike në mes tyre”./PrizrernPress.com/

Më Shumë

Ylli përballet sonte me GO+ Pejën

Java e nëntë e Superligës mbyllet sonte me duelin verdhezi mes Golden Eagle Yllit dhe GO+ Pejës në Palestrën ‘Karagaçi’. Therandasit kanë dy fitore...

Vranët e shi, ky është moti për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me vranësira dhe herë pas here me riga shiu. Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik,temperaturat minimale do arrijnë...

Lajmet e Fundit