16.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

VV në Prizren: Gëzuar Krishtlindja

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë, dhe të tjerë, të besimit të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen!

“ Kemi nevojë për ta kujtuar dhe aktualizuar mësimin dhe projektin universal moral e shoqëror të Krishtit, e më së shumti aty ku padrejtësia është më e madhe”, thuhet në urimin e VV-së në Prizren.

“Krishti e luftoi pa kompromis korruptimin shpirtëror e material të elitave të shtirura dhe pushtetit politik që në emër të popullit e vjedh popullin”.

“Krishti me ndërhyrjen e tij organizative ia prishi hesapet atyre që filluan ta shesin me para edhe besimin, shpirtin dhe parajsën për t’u pasuruar personalisht me pasurinë e njerëzve të varfër”.

“Ai nuk u ndal as kur protektorati ndërkombëtar romak i Pont Pilatit doli në anën e matrapazëve për hir të stabilitetit politik”.

“Krishtit i dha të drejtë Zoti, historia dhe njerëzimi, kurse qelipirxhinjtë përfunduan në librin e turpit”.

“Ta luftosh padrejtësinë kushdo që je dhe kudo që je, me moral e qartësi, me organizim e vendosmëri – kjo është porosia universale e Krishtit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Kur dhimbja më rritë” – përurohet libri i Filloreta Gashit

Në kuadër të aktiviteteve për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, u përurua libri “Kur dhimbja më rritë” i autores Filloreta Gashi, një...

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Lajmet e Fundit