5.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

VV në Prizren jep lajmin: Arritëm koalicionin me LDK-në

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka paralajmëruar arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se tashmë duket e përfunduar puna e koalicionit LDK- VV në Prizren.

“Lidhja me Zemër mposhtë çdo forcë”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim ndërmjet LDK-së e VV-së. Është kreu i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ai i cili ka folur për Gazetën Blic pas këtij takimi.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli është deklaruar pas takimit me Vetëvendosjen, ai e ka quajtur këtë takim si një hap të mirë drejt koalicionit VV-LDK.

“Ne u takuam, biseduam për sfidat që janë drejt një koalicioni të mundshëm LDK-VV, dhe sfidat e dyta të qeverisjes së Prizrenit, ky është takimi i parë nuk ka diçka konkrete, janë vetëm diskutime për gjërat që mund të na afrojnë dhe jo të na ndajnë, ka ende detaje të cilat duhet diskutuar është hap i mirë për ndonjë marrëveshje të mundshme”, ka pohuar Avdyli për Gazeta Blic.

I pyetur se a pritet të ketë takime të reja, Avdyli theksoi së të dyja palët janë pajtuar që të vazhdohen këto takime.

“Kemi me pas edhe takime tjera, do të diskutojmë edhe gjëra tjera konkrete, i kemi grupet që të diskutojmë për harmonizimin e programeve që e kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe jo gjëra madhore, p.sh si ujësjellësi, shëndetësia, pra ekziston vullneti i mirë që të krijohet marrëveshja”, ka përfunduar Avdyli.

Kujtojmë që Komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh me kandidatët: Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja.

Më Shumë

Të dielën zhvillohen katër ndeshjet në elitën e basketbollit

Pas emocioneve të Kupës, adrenalina në basketboll vazhdon me super-ndeshjet në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet xhiroja e 20. Të gjitha...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajz? një vajzë ka dalë nga shtëpia në mëngjesin e së hënës në Prizren. Ajo është lajmëruar në polici si e zhdukur. “Është raportuar se...

Lajmet e Fundit