5.2 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

VV në Malishevë: Qeverisja Begaj po helmon hektarë të tërë tokash

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë ka akuzuar qeverisjen komunale të drejtuar nga Ragip Begaj, se nuk është duke punuar për interesat e qytetarëve dhe se këtë e dëshmon gjendja e rëndë e kanalizimeve në fshatin Mleqan.

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se para disa ditësh kanë vizituar fshatin Mleqan ku kanë parë nga afër gjendjen skandaloze të kanalizimeve në këtë fshat.

Pamjet e regjistruara, sipas Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, tregojnë për gjendjen e këtyre kanalizimeve për të cilat janë shpenzuar mijëra euro nga buxheti i taksapaguesve, por që i ka shndërruar livadhet dhe arat e këtij fshati në moçalishte ku përveç kundërmimit janë infektuar hektarë të tërë duke shkaktuar ndotje enorme me pasoja për shëndetin e banorëve pasi që shumë nga bagëtitë kullosin në këto ara dhe livadhe.

“Kryerja shkel e shko e punëve dhe pa plan projektues duke i lënë gypat e kanalizimit të rrjedhin jashtë tokës vetëm disa metra lag shtëpive të fshatit tregon për papërgjegjësinë e qeverisjes komunale e udhëhequr dje nga Kilaj dhe sot nga Begaj me të njëjtin model i cili kudo që prek e bën gjendjen edhe më të keqe se sa që ka qenë”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, Vetëvendosje përkujton se kjo formë e investimeve, në vend që t’ua lehtësojë jetën banorëve në fakt po u vështirëson edhe më shumë atë, duke ua rrezikuar shëndetin dhe dëmtuar mjedisin që ka sjellë deri tek shkatërrimi i hektarëve të tërë të tokave dhe arave të bukës gjë që përbën rrezikim të shëndetit dhe dëmtim të pasurisë së tyre që sipas nenit 347 kodit penal janë të cilësuar si vepra penale që sanksionohen me burim deri në 8 vite.

Më Shumë

Bashkimi synon përmbysjen ndaj Vëllaznimit për një vend në finale të Kupës

Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales, ku Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Vëllaznimin e...

Caterrion Thompson e Bashkimit, MVP e xhiros me double-double

Basketbollistja e Bashkimit, Caterrion Thompson, ka qenë më e dalluara e xhiros së 13-të në Superligën e Femrave, duke regjistruar një paraqitje mbresëlënëse me...

Lajmet e Fundit