Will.i.am i zhgënjyer me ikjen e Ritës, lë The Voice

Pas katër vitesh si anëtar i jurisë dhe mësues në The Voice, Will.i.am ka vendosur të largohet nga emisioni.

Ylli i grupit Black Eyed Peas ka thënë se nuk po mendon të kthehet në edicionin e pestë të garës për talente muzikore.

Një nga producentët e BBC ka thënë se duan të ia ndryshojnë mendjen këngëtarit sepse dëshirojnë ta kenë në The Voice. Atij i është ofruar një shumë e madhe parash, por si duket Will.i.am është i vendosur.

“Will.i.am ka menduar gjatë por nuk dëshiron të kthehet. Pas largimit të Ritës dhe dështimit të emisionit për të prodhuar një këngëtar të njohur, ai është i zhgënjyer”, ka thënë një burimi brendshëm për Daily Star.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit