-7.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Ymer Hoxha : Gjykata e Prizrenit, tejkaloi parashikimet e punës

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, vlerëson se gjatë vitit 2017-të, janë arritur suksese të shumta.

Sipas tij, gjatë këtij viti, kjo gjykatë ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

“Besimi i publikut tek drejtësia është një nga vlerat më të çmuara që kultivohet në një shoqëri demokratike”, thotë Hoxha, shkruan PrizrenPress.

“ Viti 2017 ishte vit i rezultateve konkrete të punës dhe hapjes së mëtejme të Gjykatës Themelore të Prizrenit ndaj qytetarëve. Jam i lumtur që bëjë pjesë në mesin e një ekipi të përkushtuar profesionistësh, të cilët janë dëshmia më e mirë e vullnetit të përkthyer në shërbime më të mirapër qytetarët”.

“Gjatë vitit 2017, Gjykata jonë i tejkaloi të gjitha parashikimet e punës, si në aspektin e trajtimit të lëndëve, po ashtu edhe në promovimin e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies”.

“Përpjekje për avancimin e frymës së bashkëpunimit midis qytetarëve dhe gjykatës është edhe vazhdimi i publikimit të buletinit, ku sot para jush po e sjellim edhe numrin 9 të buletinit informativ “gjykatë e hapur” që ka bërë një hap pozitiv sa i përket informimit të qytetarëve me sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe punën e gjykatës në veçanti”.

“Ky publikim periodik do të ofroj informacione për punën e gjykatës statistikat e trajtimit të lëndëve, aktivitetet dhe projektet, qasjen e qytetarëve në gjykatë, përfshirjen e mediave dhe të tjera në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve”.

“Në emër të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe në emrin tim personal, u shpreh mirënjohjet e mia më të sinqerta të gjithë bashkëpunëtorëve nga shoqëria civile, media, Universiteti dhe segmente tjera të shoqërisë për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë në hapjen e mëtejme të gjykatës. Vetëm me punë profesionale e të paanshme, me trajtim të barabartë të të gjithëve dhe informim të saktë e të shpejt publik mund t?i arrijmë standardet e transparencës dhe llogaridhënies”.

“Gjykata Themelore e Prizrenit është gjykatë e hapur, e cila do të vazhdojë të investojë në forcimin e standardeve profesionale dhe të transparencës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Dalja në zgjedhje arrin 28.97% deri në orën 15:00, më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, duke u bazuar në rezultatet e ardhura...

Lajmet e Fundit