6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Ymeri: Mustafa, përmes farsës, po na përgatit për kompromisin mbi “Zajednicën”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook ndaj deklaratës së Kryeministrit Isa Mustafa, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në reagimin e tij, Ymeri ka thënë se kryeministri Mustafa, “përmes farsës së transparencës, po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën”.

Postimi i plotë i Ymerit:

Kryeministri Isa Mustafa përmës farsës së transparencës po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën.

Dikur thoshte se me të ardhur në pushtet do të ndërrohet qasja në bisedime, kurse sot 6 muaj pas krijimi të Qeverisë jemi dëshmitarë se e gjithë energjia Kosovës po i shkon në negociata me Serbinë e në Gjykatën Speciale të imponuar po nga Serbia.

S’duhet harruar se kompromisi mbi Zajednicën është bërë me t’u pranuar Marrëveshja e 19 Prillit, e diskutimet mbi formën e Asociacionit janë vazhdim i tij.

Më këtë qasje, Isa Mustafa do të mbahet mend si ndjekësi më besnik i politikave të PDK-së drejt krijimit të entitetit autonom serb brenda Kosovës.

Por ai duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes Zajednicës është e papranueshme.

Më Shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit