Ymeri pranon takimin me Haradinajn vetëm nëse del nga PAN-i

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se pranon ftesën e Ramush Haradinajt për takim vetëm nëse del nga koalicioni me PDK-në.
Postimi i Ymerit në Facebook:

Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit për mbledhjen e parë. Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit