14.2 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Zafir Berisha: 800 vota nga Prizreni nuk janë bartur në faqe zyrtare të KQZ-së

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se 800 vota nga Prizreni janë tjetërsuar ose nuk janë bartur në faqe zyrtare të KQZ-së.

Sipas tij, mosbartja e këtyre votave është tregues se dikush është i interesuar të krijojë opinion të gabuar me vetëdije, njofton Klan Kosova.

“Bartja e votave në qendrën votuese 2042 A, 2001A në qendrat e tjera votuese në Prizren nga Nisma me nr.122 në subjektin nr.121 është tregues se dikush është i interesuar të krijojë opinion të gabuar me vetëdije”.

“Mosbartja në faqen zyrtare të KQZ-së të votave nga qendrat votuese 2041A Billushë, 2032A Vlashnje, 2048A Petrovë 2057A, 2016A (02d) Lubeqevë, 2065A Medvec e ndonjë qendër tjetër edhe pse nuk janë qendra të mëdha votuese, dyshoj se po bëhen me qëllim për me i dhënë “material” atyre që nuk janë ndalë duke “hangër” kundër Nisma-s dhe procesit zgjedhor”.

Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate i ka marrë 3.447 vota në Prizren ose 5,50 për-qind të tyre.

 

     

    Më Shumë

    FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

    Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Sipas njoftimit, ky...

    Kampioni kundër nënkampionit

    ProCredit Superliga vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante. Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi, raporton PrizrenPress. Duelet e...

    Lajmet e Fundit