11.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Zafir Berisha: Albin Kurti po e keqpërdor fatkeqësinë e familjes së Astrit Deharit

Ish-deputeti Nismës, Zafir Berisha thotë se Albin Kurti i Vetëvendosjes, po e keqpërdorë familjen e Asttrit Deharit për interesa partiake.

“Hipokrizia e Albinit besoj se, po qartësohet para opinionit, keqpërdorimi i fatkeqësisë së familjes Dehari, për interesa partiake nga Albini është ma shumë se hipokrizi, është poshtërsi…!”, shkruan Berisha në “Facebook”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalimin para familjarëve dhe qytetarëve që dolën për të marshuar në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ai tha se të gjithë ata kanë nevojë për drejtësi që të çlirohen nga zemërimi, shkruan “PrizrenPress”.

Ndërkaq, Zafir Berisha fjalimin e Kurtit e quan mashtrim.

“Athua, Albinit i kujtohet se përveç Dhurata Hoxhës (PDK) ministre e Drejtësisë, kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK) e ministër i Punëve të Brendshme ishte Skender Hyseni (LDK)…”.

“Poshtërsia bëhet edhe më e madhe kur Albini pa fije turpi përmend “regjimin” e asaj kohe, duke mos thënë se në krye të atij regjimi ishte Isa Mustafa, të cilit ka javë që po i gjunjëzohet vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër”.

“Kur Isa Mustafa ishte në krye të “regjimit” kur vdiq Astriti dhe jo rrallë herë vetë Albini “shkërmoqi” atëherë duke thirrur “Isë, Isë argati Serbisë”!”.

“Një nga falset e tubimit, sot në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës tha se “nuk duhet të amnistohen as njerëzit e politikës” fjala ishte për ata politikan që ishin në pushtet gjatë kohës kur ndodhi rasti me Astrit Deharin në burgun e Prizren”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Astrit Isufi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë, ka aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij. Në arrati, akoma gjendet...

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

Lajmet e Fundit