17.8 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025

Zafir Berisha: Demarkacioni rikthen gazin lotsjellës në Kuvend

Në pjesën e parë të qershorit pritet dërgimi në Kuvend për ratifikim i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës pritet të kthehen në Kuvendin e Kosovës për ta kundërshtuar këtë marrëveshje, e cila sipas tyre, i humb vendit mijëra hektarë tokë. E në partinë Nisma për Kosovën thonë se do ta rikthejnë në skenë gazin lotsjellës, vetëm e vetëm që ta pengojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se për kundër bojkotit çështjet që janë të rëndësishme dhe rrezikojnë sovranitetin e vendit Nismën do ta kthejnë në Kuvend.

“Do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje tepër të dëmshme. Ne do ta kundërshtojmë në forma demokratike Demarkacionin me Malin e Zi dhe në gjuhën e argumenteve”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Ai tha se do të punojnë që të koordinohen si opozitë në aktivitetet për kundërshtimin e Demarkacionit, si me AAK-në, ashtu edhe me Vetëvendosjen.

“Ne do ta bëjmë një kundërshtim të organizuar për mos me pas mundësi që marrëveshja të kalojë Kuvend. Nëse është e nevojshme edhe gaz do të gjuajmë vetëm e vetëm ta pengojmë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Berisha. /lajmi.net/

Më Shumë

Zjarret përfshijnë disa zona në Prizren për shkak të temperaturave ekstreme

Prizreni, Lubizhda dhe Korisha janë përfshirë nga zjarri për shkak të temperaturave të larta. Raportohet se disa kafshë kanë ngordhur si pasojë e situatës...

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, pas dyshimeve për...

Lajmet e Fundit