24.9 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Zafir Berisha dorëzon ankesë në PZAP

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, ka dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për decertfikimin e tij nga gara për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Berisha për Indeksonline ka thënë se e ka përgatitur ankesën dhe e ka dorëzuar tashmë në PZAP.

Berisha thotë se ky vendim i KQZ-së ka qenë i ndikuar nga siç i quan ai bandat që kanë kapur pushtetin.

“E kam përgatitë dhe dorëzuar në PZAP ankesën rreth këtij vendimi politik të KQZ-së i cili dyshoj më të drejtë së është i ndikuar nga bandat mafioze që e kanë kapur pushtetin”, ka thënë Berisha.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-së për Indeksonline ka konfirmuar se një kandidat nga Nisma për Kosovën, Dega Prizren ka dorëzuar ankesë në këtë komision.

Ndryshe dje, KQZ ka marr vendim për decertifikimin e Berishës, duke i pamundësuar atij të kandidoj në garën për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Berisha këtë vendim e ka quajtur politik.

Ndërsa, dje Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së është deklaruar se nuk ka asgjë kundër Berishës por vetëm se e ka zbatuar ligjin. /Indeksonline/

Më Shumë

Babai tenton ta sulmojë të birin me sëpatë në Dragash

Një burrë dyshohet se ka tentuar të sulmojë djalin e tij me mjete të rënda në Kuklibek të Dragashit. " Viktima I.M., rreth 44-vjeçar ka...

Mbajti fjalimin fyes kundër UÇK-së në Rahovec ngritet aktakuzë ndaj Igor Popoviq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”  për...

Lajmet e Fundit