7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Zafir Berisha: Jakup Krasniqi nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë e Serbisë

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha ka reaguar pas bastisjes së Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit.Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se Krasniqi “ishte dhe mbetet ikonë e luftës së UÇK-së”.

Berisha thotë se Jakup Krasniqi dhe lufta titanike e UÇK-së nuk mund të njëlloset nga asnjë gjykat e Serbis dhe argatëve të saj.

Postimi i plotë:

“Jakup Krasniqi ishte dhe mbetet ikona e luftës së UÇK-s? për lirin e Kosov?s.
Ai ishte frymzim i luftetarëve dhe i gjeneratave të reja se si duhet atdheu dhe si luftohet për të deri në vetëflijim!
Jakup Krasniqi dhe lufta titanike e UÇK-së nuk mund të njëlloset nga asnjë gjykat e Serbis dhe argatëve të saj sepse janë vetë liria e këtij vendi!Gjykata e Hagës e formuar me dosje të Serbis dhe argatëve të saj n? Kosovë, do të dështoj si të gjitha përpjekjet e deri tanishme, për ta barazuar luftën çlirimtare të popullit shqipëtar me luftën gjenocidale të Serbis.Jakup Krasniqi ishte UÇK-së dhe betimi i saj:
“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM”.I pamposhtur do të jetë gjithmon zëri i fuqishëm i UÇK-së, Jakup Krasniqi!”, ka thënë ai.

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit