21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Vajza e Jakup Krasniqit: Babi është në katin e parë të shtëpisë, po intervistohet prej orës 6 e 30

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka rrëfyer momentin kur shtëpia e tyre është rrethuar nga forcat e EULEX-it. Ajo tha se EULEX ka hyrë në shtëpi pa paralajmërim dhe pa asnjë dokument, teksa thekson se Krasniqi është ndarë në një dhomë në katin e parë të shtëpisë dhe është duke u marrë në pyetje që nga ora 06:30 e mëngjesit të sotëm.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, na ka brengos mënyra qysh kanë hy në shtëpi pjesëtarët e EULEX-it…Kanë mbërri në mëhallë në mëngjes, e pash që e kanë rrethu komplet shtëpinë, në momentin që e kam hapur derën kam kërku a kanë drejt me kontrollu, kanë hy në shtëpi pa paralajmërim pa asnjë dokument”, tha vajza e Krasniqit në Kanal10, transmeton Gazeta Express.

Tutje ajo shtoi se Jakup Krasniqi është duke u intervistuar në katin e parë të shtëpisë.

“Është në katin e parë të shtëpisë, për momentin po intervistohet nga ora 06:30”, tha tutje ajo.

Ajo tha se gjithmonë familja e ka pasur bindjen që “babi ka me qenë vetëm dëshmitar”.

Ndryshe, pak më parë vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka reaguar edhe përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndyrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion. /Gazeta Express/

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Lajmet e Fundit