3.5 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Zafir Berisha: Le të më dalin mua në katër sy, nuk jam unë Valoni

Zafir Berisha ka folur në Kanal 10 për zgjedhjet e reja dhe mundësisë së bashkëpunimit të Nismës Socialdemokrate me partitë e tjera politike.

Ai ka thënë se Nisma ka mundësi bashkëpunimi me të gjitha partitë e tjera, përpos Listës Srpska dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur nëse mendon se ky është një krahasim i rëndë mes Listës Srpska dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Berisha ka thënë se e ka të drejtën e mendimit të lirë, duke përmendur edhe sulmin fizik ndaj analistit Valon Syla.

“Pse i rëndë? Unë e kam të drejtën me mendu, me gjithë respektin për Valonin por nuk jam unë Valoni që të më dal dikush në rrugë. Le të dalin, ata munden të shkruajnë nëpër Facebook, por le të dalin në katër sy”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se Valon Syla është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme nga një person për shkak të disa deklaratave që kishte thënë për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë. /PORTALI.info

Më Shumë

70 vjet jetë, një mision që vazhdon

Sot kremton ditëlindjen e 70-të prof. dr. Nexhmi Hyseni, themeluesi i kirurgjisë moderne pediatrike në Kosovë – mjeku që i kushtoi jetën shëndetit të...

Totaj priti drejtoreshën e NDI-së, Nancy Soderberg, diskutohet forcimi i partneritetit institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi për vazhdimin...

Lajmet e Fundit