1.9 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Zafir Berisha për testet e pranuara nga Serbia: Kurti poshtëroi Kosovën

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, e quan poshtërim për Kosovë, pranimin testeve nga Serbia, për virusin Covid-19.

Sipas tij, këtë poshtërim Kosovës ia ka bërë kryeministri, Albin Kurti.

“Duke qenë i paaftë për të menaxhuar me situatën në të cilën gjendemi, Albini(v.j. Kurti), poshtëroi Kosovën, përballë shtetit që bëri gjenocid mbi shqiptarët duke mos u penduar as kërkuar falje asnjëherë”, shprehet Berisha, shkruan “PrizrenPress”.

Sipas tij, Kosova nuk mund të harrojë vrasjet e dhunimet që ka bërë Serbia.

“Me 1000 teste “dhuratë” për Covid-19 nga Serbia, nuk mund të harrohen mijëra vrasje, dhunime, shkatërrimi i qindra vendbanimeve dhe zhdukja e mijëra qytetarëve të Kosovës”, shprehet Berisha.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërkaq ka dhënë versionin e tij për testet e ardhura si donacion nga Serbia.

Sipas tij, Serbia kishte menduar se qeveria nuk do t’i trajtojë qytetarët serbë të Kosovës.

“Janë befasuar nga veprimet tona dhe më pastaj kanë shprehur një lloj gatishmërie dhe kanë dërguar rreth 1000 teste”.

“Ishte një gjest i mirë nga Serbia. Me ato teste nuk do të testohen vetëm qytetarët serbë”, ka thënë Kurti.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Serbisë për furnizim me 1000 teste për Covid-19 për Republikën e Kosovës, gjegjësisht për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Vitia e pranoi se Qeveria e Serbisë testet i ka dërguar si shenjë falënderimi për kujdesin që po ia bënë Kosova qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Lajmet e Fundit