7.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Zafir Berisha premton rregullim të infrastrukturës për lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar lagjen “Bajram Curri”.

Sipas tij, banorët e kësaj lagjeje kanë qenë të harruar nga qeveria e kryetarit, Mytaher Haskuka.

“Projekti “Shpresë për Prizrenin”, parasheh që kjo lagje e harruar, të jetë e përfshirë në infrastrukturën publike të qytetit, duke mundësuar qasje në kanalizim për gjithë banorët e kësaj lagje, rregullim të rrugëve dhe rrugicave, si dhe ndriçimin publik”, tha Berisha .

“Hapja e rrugës prej 12m nga rrethrotullimi tek tregu i gjelbërt, deri tek shkolla fillore “Fatmir Berisha”, për t’i mundësuar mijëra nxënësve dhe banorëve të kësaj lagje lëvizje të papenguar, si dhe asfaltimi i rrugës nga Bajram Curri deri në fshatin Kobaj, do të jenë prioritet i yni në katër vitet e ardhshme”, premtoi ai.

 

 

Më Shumë

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë...

Lajmet e Fundit