11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

18 pacientë me COVID të shtrirë në spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) njoftoi të dielën se në Spitalin e Prizrenit, ku trajtohen pacientët me COVID-19, janë të shtrirë 18 pacientë, raporton PrizrenPress

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 320 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19

Nga raportimet e datës 26 shtator nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 320 pacientë, prej tyre 240 me oksigjeno-terapi dhe 38 në gjendje të rënduar shëndetësore. Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 70 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 17 pacientë

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë
Spitali i Gjakovës, 26 pacientë
Spitali i Pejës, 67 pacientë
Spitali i Gjilanit, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë
Spitali i Ferizajt, 23 pacientë

Më Shumë

Lajmet e Fundit