Nisma në Prizren ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë së Ramadan Mujës.
Kryetari Zafir Berisha tha se kjo qeveri po e bënë shumë të rëndë jeton e qytetarëve të Prizrenit.
“Është shumë shqetësues, madje edhe i rrezikshëm fakti që, Qeveria Komunale në Prizren nën udhëheqjen e të dënuarit për krim të organizuar dhe shkelje ligjore, Ramadan Muja, si edhe shumë të emëruarve tjerë politik me dosje kriminale, me shkelje ligjore dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, po e bëjnë shumë të rëndë jetën në qytetin e Prizrenit. Si rrjedhojë sot, për fat të keq jemi dëshmitar se në qytetin tonë, mungon njëra nga nevojat e para themelore të njeriut, siç është siguria për të jetuar i qetë dhe siguria për të punuar dhe vepruar pa frikë”, tha Berisha.
“Pra, nga mungesa e sigurisë në qytetin tonë, ne sot po përjetojmë rëndë, zhvillimin e jetës normale”.
Sipas tij, akoma më paradoksale e bënë fakti se, Këshillin e Sigurisë në nivel qyteti, e udhëheqë vetë kryetari i Prizrenit.
“Në mungesë të dijës dhe vizionit, ka bërë që sot qytetarët të jenë të pasigurt në shtëpitë e tyre”.
“Sot, në Prizen hajdutë të maskuar vjedhin çdo ditë, ngase kjo situatë e krijuar, ka rrjedhë si shpërblim, falë hajdutëve që fshehen pas maskave në Qeveri. Edhe pas 17-të viteve liri dhe 9-të viteve pavarësi, të jemi të pasigurt për të jetuar dhe për të zhvilluar veprimtari ekonomike dhe biznesore, është mëse skandaloze dhe e patolerueshme”.
“Situata e rëndë në rrafshin e sigurisë, ka bërë që shumë biznese, veçanërisht argjentarët në Rr. ,”Adem Jashari”, të hapin dyqanet e tyre, pasi të popullohet rruga me qytetarë si dhe t’i mbyllin para se të bie terri në qytet”.
“Pasiguri e madhe është edhe nëpër shkolla, ku edhe përkundër faktit se këto institucione janë “Tempujë të dijes”, megjithatë shkollat në qytetin tonë, duke përfshirë edhe Universitetin e Prizrenit, janë me rrethoja, që më shumë i përngjajnë burgjeve, sesa institucioneve arsimore”.
“Se kjo qeveri ka dështuar në aspektin e sigurisë, sikurse që ka dështuar edhe në të gjitha dimenzionet qeverisëse, mjaftueshëm tregon fakti se në shumë shkolla, kërkohet nga nxënësit deri në 5-euro në muaj, për të bërë sigurimin privat të shkollave. Kjo duhet të jetë e papranueshme në një shtet ligjor, ku qytetaret me taksat e veta financojnë organet e sigurisë së shtetit”.
“Prizreni vazhdon të atakohet edhe nga investimet kapitale, të cilat bëhen pa kurrfarë kriteri, që lenë në dyshim se këto bëhen me qëllim të krijimit të mundësisë së zhvatjes së parasë publike. Dhe jo rastësisht në Prizren ka investime milionëshe që kanë filluar para 8-të viteve dhe akoma nuk kanë
“Shkolla mesme e mjekësisë “Luciano Motroni” edhe pse që dy muaj është inauguruar, nxënësit mësojnë pa nxemje, fenomen ky që po përcillet edhe në shumë shkolla të tjera, ku disa prej tyre per arsye të nxemjes, zhvillojnë mësimin me orar të shkurtuar”.
“Prizreni është e vetmja komunë në Kosovë, e cila deri tani nuk ka vendos tabela me emertime të rrugëve dhe shesheve”.
“Disa herë anulohet ky tender, ngase nuk kurdiset në favore të grupeve parapolitike, të partisë në pushtet”.
“Nepotizmi vazhdon ta përcjellë çdo sektor të punësimit në Prizren, ku për pasojë, shumë kuadro me përgatitje profesionale, mbesin pa u kyqë në punë vetëm e vetëm se nuk i përket asnjë klani mafioz që menaxhon qeverinë komunale në Prizren”./PrizrenPress.com/