13.4 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Zafir Berisha pro ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Prizrenit

Deputeti i Nismës , Zafir Berisha mbështet iniciativën e Bashkësisë Islame për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

“Si deputet, por edhe si kryetar i Degës së Nismës kam ardhur t’ju informoj për mbështetjen e e idesë për rindërtimin e xhamisë në Kala “, tha Berisha.

Ndërkaq, sekretari i KBI-së, Orhan Bislimaj, falënderoi drejtuesit e këtij subjekti politik për interesimin dhe mbështetjen e kërkesës së KBI-së për rindërtimin e xhamisë.

Ai tha se në kuadër të projektit të restaurimit dhe të rindërtimit të objekteve të Kalasë, që po organizohet nën kujdesin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, nuk është paraparë rindërtimi i kësaj xhamie, për të cilën janë evidentuar të gjitha gjetjet e mundshme në gjurmimet arkeologjike, ku edhe themelet e saj ende qëndrojnë në hapësirën e Kalasë.

“ Andaj, ne si institucion që nga viti 2010 e pastaj, edhe në vitin 2014 kanë bërë kërkesa me shkrim që xhamia e Kalasë mos të konservohet, por ajo të rindërtohet, sikurse objektet tjera të rindërtuara, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”,tha Bislimaj.

Kalaja e Prizrenit është monumenti më i vjeter historik me të cilen identifikohet Prizreni dhe gjithë hapsirat shqipëtare në përgjithësi, si një objekt historik, i cili pasqyron të kaluaren tonë historike nëpër kohë që nga Bizanti, Perandoria Osmane, Perandoria Austro-hungareze, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e deri tek rrënimi i qëllimshëm i këtij monumenti historik nga regjimi serbosllav. Rikthimi i mozaikut të Kalasë që identifikon të gjitha këto periudha historike, do ti bënte nderë qytetit të Prizrenit dhe do të tregonte të kaluaren tonë historike sa të dhimbshme, aq edhe krenare.

Rindërtimi i Xhamisë, i Sahatkulles, i Banjos Publike, i kthinave ku janë mbajtur të izoluar krerët e Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit, si dhe objeketet tjera që përbëjnë kompleksin e tërë të Kalasë së Prizrenit, do të jenë një dëshmi e prekshme për vizitorët dhe gjeneratat e reja.

Nisma për Kosovën mendon se Kompleksi i Kalasë së Prizrenit si dhe shumë komplekse tjera me rëndësi historike në Prizren, duhet të kompletohen dhe të vëhen nën menaxhimin e Institutit për mbrojtjen e monumenteve kulturo-historike, ku do ti sherbente pasqyrimit real të historisë sonë, si dhe do të rritë edhe me shumë kurreshtjen e vizitorëve të shumtë që frekuentojnë qytetin tonë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren, 52-vjeçari gjendet i vetëvarur në malin e Kabashit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rajonin e Prizrenit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana tragjike. Viktima është F....

A do të ketë veprime sindikale në prag të vitit të ri shkollor, dekorohen nga SBASHK-u

Nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë deklaruan se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MASHT-in,...

Lajmet e Fundit