Zafir Berisha rizgjedhet kryetar i Nismës në Prizren

NISMA Socialdemokrate  në Prizren mbajti sot Kuvendin e II-të Zgjedhor.

Në këtë kuvend prezent ishte edhe lideri i saj,Fatmir Limaj.

Ai falenderoi përzemërsisht anëtarët e kryesisë së deritanishme për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre përgjatë këtij mandati, mes tjerash ai tha se Prizreni është shtyllë e suksesit të Nismës. Limaj poashtu kërkoi nga dega e Prizrenit të qëndrojnë kështu të bashkuar, të përfundojnë me sukses betejën e radhës politike dhe të vazhdojnë edhe më tej të bëhen pjesë e sukseseve në të mirë të qytetarëve.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha,duke uruar që ky kuvend të shkojë siç është më së miri .”Kështu të bashkuar ne fuqizojmë vizionin dhe synimet tona për të ardhmen e Prizrenit”.

“Ne nuk do të ndalemi asnjëherë në rrugën tonë të drejtë për të punuar për të mirën e qytetarëve, andaj përmes këtij kuvendi po e përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit që të bashkohen rreth vizionit dhe frymës socialdemokrate, sepse është momenti i fundit që në zgjedhjet e lokale, ta kthejmë dinjitetin tek çdo qytetar dhe ta mbrojmë interesin e qytetit tonë”, tha Berisha.

Nga ky Kuvend dolën strukturat e reja udhëheqêse, Këshilli Drejtues i Degës dhe Kryesia e re e Degës, ndërsa edhe për një mandat në mënyrë unanime kryetar i Degës u rizgjodh Zafir Berisha.

 

 

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit