Zafir Berisha tallet me aderimet e reja të Kadri Veselit nga Prizreni

Ish-deputeti i partisë NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha ka ironizuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Kadri Veselin rreth deklaratave të tij për luftim të korrupsionit.

Berisha në një publikim në Facebook ka thënë se anëtarët e anëtarësuar sot në PDK nuk i ka parë me vite. Poashtu Berisha ka ftuar anëtarët t’i kthejnë gjërat me vlerë dhe me pas të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.

“Haha, Kadri Veseli i paska marrë disa “kuadra” për me “luftu“ hajnin! E ftoj publikisht atë, që “anëtarët” e rinj të tij, disa që me vite nuk i kam parë e disa që para disa dite më kanë vjedhur zyrën e partisë në Prizren, t’i kthejnë gjërat me vlerë, e pastaj me ta dhe me sojin e tyre le ta lufton hajnin dhe korrupsionin! “Kadri ku i gjete karamelat”… Zafa”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe sot përmes një publikimi, Lideri i PDK-së, Veseli ka njoftuar se tre anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren, Sadik Sallauka, Urim Krasniqi dhe Asllan Shala.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë së bashku do ia dalin ta çojnë PDK-në drejt fitores.“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve. Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Veselit në rrjetin social ‘Facebook’.

Veseli gjithashtu ka imponuar ndjekësit e tij që ta shpërndajnë këtë njoftim në mënyrë ‘për të nxitur të tjerë që t’iu bashkohen’.

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit