18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Limaj në Rahovec: Bujqësia top prioritet, 500 milionë euro brenda katër viteve të ardhshme

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, NISMA- AKR-PD, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat e Nismës në qytetin e Rahovecit.

Me këtë rast, kreu i Nismës ka shpalosur disa nga prioritetet e tij, nëse merr drejtimin e qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se top prioritet do ta ketë bujqësinë, duke u zotuar se brenda një mandati qeverisës do t’i investonte 500 milionë euro në këtë sektor.

“Temë mbi temë për mua është bujqësia. Brenda katër viteve të ardhshme ne planifikojmë t’i investojmë 500 milionë. Grantet dhe subvencionet që janë ndarë deri me tani kanë qenë vetëm për mbijetesë dhe ne planifikojmë zonimin bujqësor në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se vetëm bujqësia është mundësia më e mirë për ta zhvilluar vendin duke u zotuar kështu se do t’i mbështesë ata që punojnë në këtë sektor.

Ai ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shëndetësore.

Ka përmend si prioritet edhe vazhdimin e mbështetjes se prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, reformave në drejtësi dhe qasje ndryshe ndaj diasporës.

Nisma dhe koalicioni që ai udhëheq ka thënë se do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të 6 tetorit, pasi do të nxjerrë një rezultat spektakolar.

Image may contain: 2 people
Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: 3 people, crowd
Image may contain: 1 person, crowd and indoor

Më Shumë

Policia kryen bastisje në Prizren, gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën (më 13.05.2024) në orën 18:00, ka kryer bastisje në një banesë në Prizren. Sipas policisë,...

Dëmtohet vendpikniku në Nashecë

Fshati Nashec i Prizrenit, në vitin 2021  u pasurua me një hapësirë rekreative e gjelbëruese, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e banorëve të...

Lajmet e Fundit