18 C
Prizren
E diel, 27 Prill, 2025

Zafir Berisha: Xhemshit Krasniqi u dënua me provat e ish – bashkëpunëtorëve të Serbisë

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha është shprehur i zhgënyer me dënimin e bashkëluftetarit të tij, Xhemshit Krasniqi.

Berisha tha se dënimi i “Xhemës”, me 8 vjet burg është i papranushëm.

“Dënimi i mikut dhe bashkëluftetarit Xhemshit Krasniqit- Xhema me 8 vjet burg është i papranueshëm dhe tregon se deri ku ka arrit degjenerimi i shoqërisë dhe përdhosja e vlerave të UÇK-së”, shkruan Berisha,transmeton PrizrenPress.

“ Me dënimin e ‘Xhemës’ nga prova të sajuara nga ish- bashkëupuntorët e Sërbisë është denuar UÇK-ja, Brigada 125 e ZOP, Prizreni, Vrrini e Tusuzi prandaj shpreh zhgënjimin e madh lidhur me këtë dënim”.

“Familja Krasniqi shokët dhe miqtë e vërtet të ‘Xhemës’ nuk duhet të ligështohen, por të mburren për kontributin e tij, dhënë për lirin e Kosovës”.

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me tetë vjet burg dhe 1500 euro gjobë, Xhemshit Krasniqin për “krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave nga EULEX-i.

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX ka sqaruar se vendimi është marrë nga një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtar.

“I pandehuri u shpall fajtor për arrestimin, ndalimin e paligjshëm, cenimin e integritetit trupor, të shëndetit dhe torturimin disa dëshmitarëve dhe civilëve të panjohur në kampet e UÇK-së në Kukës dhe Cahan (Shqipëri), si edhe në Prizren gjatë vitit 1999. I akuzuari i kreu veprat e tij në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Komunikata sqaron më tej se “me anë të një vendimi të veçantë, atij i është vazhduar paraburgimi deri sa ky aktgjykim ta merr formën e prerë”.

Prokuroria dhe i dënuari tash kanë të drejtë ankese ndaj vendimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

A mund të ndreqet ky “mëkat” i Asdrenit?

Nga: Emil Lafe   Një “mëkat” i Asdrenit Rasti më i ri kur kam dëgjuar nga afër Himnin e Flamurit të kënduar nga një kor, ka qenë...

Dita e Tokës në Suharekë, kryetari Muharremaj fton qytetarët në aksion pastrimi

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që Ditën e Tokës ta shënojnë me aksione pastrimi në...

Lajmet e Fundit