10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Zafirit i migron anëtari i Kryesisë së Partisë

ZafirBerisha11-14Një anëtar i Kryesisë së Bashkimit Demokratik(BD) të Zafir Berishës ka marrë rrugën e migrimit. Ai bashkë me bashkëshortën dhe fëmijën 1 vjeçar është nisur drejt shteteve përendimore.

Anëtari i Kryesisë së BD-së së Zafir Berishës me profesion ka qenë juristë, ndërkaq bashkëshortja ka qenë i diplomuar në drejtimin Gjuhë Angëleze.

Kryetari i Bashkimit Demokratik(BD) Zafir Berisha tregon se anëtari i Kryesisë së Partisë(emri i njohur për Redaksinë) ka emigruar për shkak mungesës së një vendi të punës.

“Ai dhe bashkëshortja e tij janë të dy me diplomë universiteti. Të diplomuar prej vitesh, ata kanë bërë përpjekje për t’u punësuar në mënyrë që t’i shërbejnë vetes dhe vendit,por pas përpjekjeve të pafundme në konkurse çifti i diplomuar janë dorëzuar”, tregon Berisha për “PrizrenPress”

“Anëtari i Kryesisë ka qenë me profesion jurist, kurse bashkëshortja e tij ka qenë profesoreshë e Gjuhës Angleze, dhe ka qenë njohëse e 5 gjuhëve të huaja”.

“Ata kanë lënë Kosovën, sepse shanset për të ndërtuar të ardhmen në Kosovë ishin zero”.

Berisha tregon se shumë anëtarë të subjektit të tij politik, nuk mund të punësohen nga Qeveria e Ramadan Mujës.“Vetëm pse janë në partin time nuk i marrin në punë”, tregon Berisha./PrizrenPress.com/

Previous article
Next article

Më Shumë

Lajmet e Fundit